Follow

© COPYRIGHT ROYAL TRAVEL

WELCOME TO

Makkah Millennium Hotel

Hoteli 5 yje Makkah Millenium është hoteli më i afërt i Haremit të Shenjtë, i vendosur në një vendndodhje të shkëlqyer në qendër të qytetit, drejtpërsëdrejti mbi Haram Plazza - xhaminë më të shenjtë në botë. Hoteli ynë luksoz përmban pamje të mahnitshme të Haremit dhe Qabesë, duke pasur një hyrje spektakolare në këtë kompleks të madh. Stili i mrekullueshëm i hotelit historik plotësohet me shtatë ashensorë të veçantë panoramikë dhe pesë restorante elegante.

Gëzoni vendndodhjen tonë fantastike në zemër të Mekës duke parë xhaminë e shenjtë muslimane. Shumë atraksione kryesore të zonës janë në pragun tuaj, me vende të tjera të shenjta të rëndësishme islame më pak se pesë kilometra larg. Jabal al-Nour, Shpella e Hiras dhe Muzeu i Mekës janë të gjitha monumentet e afërta gjithashtu ka te përfshirë një qendër tregtare të madhe, supermarket, dhe një shumëllojshmëri të restoranteve dhe vendeve te ndenjes për të gjitha shijet.

Zgjohuni në një dhomë të ndritshme ose suitë VIP dhe admironi pamjet mahnitëse mbi Qaben dhe Haramin e Shenjtë. Qëndroni në kontakt me familjet dhe miqtë me qasje në internet me shpejtësi të lartë. Relaksohuni me një gazetë në zonën tuaj të veçantë  ose rifreskohuni në banjën e mermerit pas kryerjes së Umrës.